Shkatërrimi i kishës së Barmashit

10/09/2015 18:25

Një prej kishave më të vjetra në zonën e Ersekës dita-ditës po i afrohet shkatërrimit. Edhe pse daton në vitet 1600, kisha e Barmashit prej të paktën 25 vitesh është ekspozuar para faktorëve atmosferikë duke pësuar dëmtime të shumta.

Kisha e cila brenda saj ruan vlera të veçanta është braktisur nga çdo lloj investimi apo restaurimi, ndërsa të vetmit elementë që shihen brenda saj janë mure të dëmtuar dhe afreske të prishura nga lagështira.

Objekti i kultit, ashtu si dhjetëra të tjerë që renditen në listën e momumemteve të kulturës, është në pritje të syve të shtetit që të mund të rihapë dyert. Hapat e parë për restaurimin janë hedhur, ku sipas të dhënave është hartuar një projekt dhe pritet miratimi i tij.

Edhe pse parashikohet që ndërhyrja të mund të realizohet së shpejti, pavarësisht kësaj shumë vlera brenda kishës janë zhdukur në mënyrë të parikthyeshme, ndërsa dimrat e ashpër njëri pas tjetrit po shkatërrojnë edhe ato pak vlera që i kanë mbetur.

Top Channel