Tigri shpëton vëllain nga mbytja në liqen

10/09/2015 20:10

Fotografja Prelena Owen ka kapur momentin kur një këlysh tigri u shpëtua nga mbytja në liqen nga vëllai i tij, në Afrikën e Jugut.

Temperaturat e larta bënë që tigri i vogël të hynte në liqen për t’u freskuar, por nuk e llogariti thellësinë dhe rrezikoi të mbytej.

Në këtë moment, vëllai i tij u fut në ujë dhe e lejoi t’i ngjitej mbi kurriz, duke e nxjerrë në breg.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel