Fiks Fare: Të miturit, të pambrojtur, mund të blejnë lehtësisht hashash

10/09/2015 21:30

Edhe mbrëmjen e së enjtes, Fiks Farë trajtoi problemin e rrezikut me të cilin përballen të miturit, të cilët në Shqipëri janë të pambrojtur nga përdorimi i alkoolit, duhanit apo drogës.

Një ditë më parë u transmetuan pamjet ku dy të miturit mund të blinin lehtësisht cigare dhe pije alkoolike, madje mund të vendosnin edhe skedinë.

Menjëherë pas kësaj, të miturit u vunë në kërkim të një lloj droge të quajtur hashash. Të gjendur në zonën ku kishin dëgjuar se kjo drogë shitej, ata pyetën banorët e drogës nëse vërtet kishte shpërndarës të kësaj droge. Pas bisedave që bënë me banorët e zonës, fëmijët kuptuan vendin se ku shitej hashashi. Ata takuan shpërndarësin dhe më pas bënë blerjen e produktit.
 
 
Fëmijët: Na kanë thënë se këtu shesin kështu, bar…A di gjë a ka këtu?

Banori: Çfarë bari?

Fëmijët: Bar me pi…

Banori: Atje sipër, te ajo dera, tek ajo kafja aty.

***

Fëmijët: A dini gjë ku shitet kështu bar?

Banori: Ik andej njëherë. Futjani një herë andje. Futjani, kërcitjani një herë andej…Pyeti, çaj Lazarati?

***

Fëmijët: Kena marrë vesh që këtej shitet bar, ku mundena me gjet? Bar a ka?

Kalimtarët: Po, ka cigare…

Fëmijët: Cigare, po kështu me qese të vogla? Po sa është cigarja për shembull?

Kalimtarët: 2500 lekë të vjetra.

***
Fëmijët: A din gja ku shitet bar, a na ndihmon dot? Ndonjë gjë brenda 10000 lekëve të vjetra?

Shpërndarësi: Sa? Sa lekë doni me marr?

Fëmijët: Brenda 10 milekëshit o burrë. Sa është?  Dy cigare.

Shpërndarësi: Po mo, hajdeni…

Fëmijët: 10 mijë lekë të vjetra këto të dyja?

Shpërndarësi: 10 mijë lekë do?

Fëmijët: Jo mo këto të dyja. Sa bëjnë këto të dyja?

Shpërndarësi: 2500 po ta jap një rrige (cigare hashashi)

Fëmijët: Në rregull, këto të dyja.

Shpërndarësi: Po ashtu…ku rrini ju?

Fëmijët: Këtu more, këtu afër…

Shpërndarësi: Po ashtu merre numrin tim ta kesh…

Top Channel