Venezuelë, lideri i opozitës dënohet me 13 vite burg

11/09/2015 05:05

Lideri i opozitës venezueliane, Leopoldo Lopez është dënuar me 13 vite e 9 muaj burg. Ai u shpall fajtor për nxitje të dhunës gjatë protestave të vitit 2014, të cilat i organizoi vetë.

44-vjeçari ishte në një burg ushtarak që nga muaj shkurt i vitit të kaluar, ndërsa në momentin kur po jepej vendimi për të, jashtë ndërtesës së gjykatës ishin mbledhur qindra mbështetës të tij.

Avokati i Lopez ka thënë se ka pasur parregullsi serioze gjatë gjykimit. Sipas tij, gjykatësit kanë dëgjuar 138 dëshmitarë të cilët janë ftuar nga prokuroria, ndërsa është dëgjuar vetëm 1 dëshmitar, nga 50 të ftuar, nga mbrojtja.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Lopez të lirohet.

Top Channel