Fier, ndalohen dy inspektorë të tatimeve

11/09/2015 08:20

Në qytetin e Fierit njoftohet se janë ndaluar dy inspektorë të tatimeve dhe një administrator i një subjekti që fshihte të ardhurat.

Të ndaluar për veprën penale “shpërdorim detyre” janë shtetasit Bledar Velaj dhe Ermira Sali, të dy me detyrë inspektorë.

Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve.

Top Channel