Operacioni “Silvi”, arrestohet 22-vjeçarja për prostitucion

11/09/2015 09:40

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçare për prostitucion, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në sajë të operacionit të koduar “Silvi”, është arrestuar Silvi Zhuri, 21 vjeçe nga Tirana, si dhe është shpallur në kërkim A. D.

Ato cilësohen si dy bashkëpunëtore të tjera të grupit “Tallavaja 2015”. Në bashkëpunim me F. XH, të arrestuar më 25 maj, ato kanë shfrytëzuar për prostitucion në hotele me klientë të ndryshëm të miturën F. Gj.

Top Channel