Të ngasësh me shpejtësi… dy dema (FOTO)

11/09/2015 10:15

Adrenalina rritet në një sport ekstrem që nuk do ta quanit të tillë nëse nuk do ta provonit. Në Indonezi organizohet një festival i garës së demave, ku fermerë “të çmendur” mundohen t’i ngasin me shpejtësi maksimale.

Sfida është se fermerët këmbëzbathur mbahen vetëm tek bishtat e demave për të menaxhuar garën, mes baltës, pluhurit e pengesave të ndryshme.

Ky event është pjesë e festivalit të korrjes Pacu Jawi në Indonezi, që feston fundin e sezonit të orizit. “Pacu” përkthehet “garë” dhe “Jawi” do të thotë “lopë” ose “ka”.

FOTO GALERI
1/3
Gara e çuditshme që zhvillohet në Indonezi

Top Channel