Viti i ri shkollor, Vorpsi: Plan masash për qarkullimin rrugor

11/09/2015 10:30

Prefektura e Tiranës do të krijojë një plan masah që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor. Prefekti Sadi Vorpsi është takuar me institucionet arsimore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2015- 2016.

“Kërkoj nga policia e shtetit të mobilizohet për shmangien e trafikut. Nga drejtorët e shkollave, gjimnazeve kërkoj shmangien e zënkave të adoleshentëve. Problematikë mungesa e ujit dhe energjisë, janë kushtet minimale që duhen garantuar. Apel komunitetit të prindërve, të bashkëpunojnë me institucionet arsimore”, tha Vorpsi.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Arjola Byzyka kërkoj ndihmën e policisë, pasi për shkak të rikonstruksioneve, shkollat do të bashkohen me njëra-tjetrën.

“Kemi një betejë për shkak të rikonstruksionit të mjediseve që standardet të jenë si ato që kërkon BE. Prandaj vëmendja e OSHEE dhe Ujësjellësit duhet maksimale”, është shprehur znj. Byzyka. Viti i ri shkollor starton këtë të hënë, më 14 shtator.

Top Channel