Europiani i basketbollit, zbulohen 16 ekipet e kualifikuara

11/09/2015 00:00

Mbyllet faza e parë e Europianit të basketbollit për meshkuj dhe janë mësuar emrat e 16 skuadrave që u kualifikuan për më tej.

Në grupin A janë Franca, Izraeli, Polonia dhe Finlanda ato që prenë biletën për në 1/8 e finaleve. Skuadra kampione në fuqi, Franca, fitoi edhe sfidën e fundit në grup, atë me Izraelin (86-61) për ta mbyllur fazën e parë me bilancin 5 fitore e asnjë humbje. Ishte një ndeshje e kontrolluar pa shumë probleme nga transalpinët, të cilët në 1/8 e finaleve do të përballen me Turqinë. Në sfidat e tjera të grupit A, Polonia fitoi me Finlandën 78-65, ndërsa Rusia mundi Bosnjen 81-61 duke shënuar fitoren e saj të vetme në këtë Europian.

Në Grupin B, Spanja ia doli të kualifikohej mes 16 më të mirave të Europianit pasi mundi mes drithërimash Gjermaninë 77-76. Skuadra iberike në një moment të ndeshjes arriti të krijojë avantazhin prej 13 pikësh, të cilin pothuajse sa nuk e zhvlerësoi në periodën e fundit. Spanja e mbylli këtë fazë të parë të Europianit në vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores së Serbisë me Italinë 101-82, ndërkohë që Turqia mundi Islandën 111-102. Serbia e mbylli faën e grupeve në vendin e parë me 5 fitore e asnjë humbje, ndërkohë që ekipet e tjera të kualifikuara janë Italia dhe Turqia.

Në Grupin C, Greqia ishte skuadra dominuese pasi u rendit në vendin e parë me 5 fitore. Suksesi i fundit i skuadrës helene ishte ai me Holandën 68-68. U kualifikuan për në 1/8 e finaleve edhe Kroacia, Sllovenia dhe Gjeorgjia. Ndërsa në Grupin D, Lituania, letonia, Çekia dhe Belgjika janë ato që prenë biletën për të shkuar në Lilë dhe për të vijuar aventurën e tyre në Eurobasket.

Top Channel