Korçë, hetim për dy shtetas grekë pas aksidentit në punë të një të riu

11/09/2015 11:10

Policia e Korçës ka vendosur nën hetim në gjendje të lirë administratorin e fabrikës së duhanit në Korçë dhe shefin e sigurimit teknik, të dy shtetas grekë, pas aksidentit që ndodhi një ditë më parë në këtë fabrikë.

Policia nisi çështjen pasi Edmir Ibro, punonjës në fabrikën e duhanit në këtë qytet, është dëmtuar rëndë në një aksident në vendin e punës. Ai është goditur nga dera e autokllavës ku përpunohej duhani, e cila është hapur për shkak të presionit të ajrit.

Sipas të dhënave, i riu mbikqyrte pajisjet në repartin ku bëhet tharja me avull e duhanit, por një defekt teknik është bërë shkak që dera e autokllavës të hapet me presion dhe ta dëmtojë atë rëndë.

Për shkak të dëmtimeve, ai është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumave në Tiranë.

Top Channel