Aksioni kundër informalitetit në Vlorë përfshin edhe shkollat

11/09/2015 11:30

Prej disa ditësh vijon aksioni kundër informalitetit në rrethin e Vlorës. Përveç bizneseve të cilat nuk janë të regjistruara dhe nuk kanë kasën fiskale, që po penalizohen deri në konfiskim malli, tatimorët e Vlorës nuk kanë kursyer edhe shkollat të cilat shpërndajnë libra për nxënësit.

Drejtoresha e Tatimeve Vlorë, Pranvera Resulaj, shprehet se janë bllokuar të gjitha ato shkolla të cilat nuk kanë kasën fiskale dhe që nuk shërbejnë me kupon tatimor. Ditën e djeshme është konfiskuar një shkollë në Orikum e cila shpërndante libra pa kasë fiskale dhe kupon.

Po ashtu, ditën e sotme në një shkollë të Vlorës janë konfiskuar të gjitha librat të cilat shiteshin pa kupon tatimor si dhe po procedohet në çdo shkollë të Vlorës për të mos lejuar shitjen e këtyre librave.

Po ashtu, drejtoresha e Tatimeve është shprehur se dhe personat të cilët shpërndajne librat janë të pa siguruar, gjë që është e jashtëligjshme. Aksioni ka vijuar me konfiskim malli të disa bizeseve të cilët janë të paregjistruar.

Top Channel