Guvernatori i Bankës së Shqipërisë takohet me homologun italian

11/09/2015 13:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një vizitë dyditore në Itali, ku është takuar me homologun e tij Ignazio Visco.

Zyra e shtypit e BSH-së njofton se “bisedat u përqendruan kryesisht në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë”.

Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Visco për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy institucioneve, e veçanërisht për asistencën e dhënë nga Banka e Italisë në projektet e përbashkëta të zhvilluara deri tani në fushat kryesore të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, si: mbikëqyrja bankare, statistikat, sistemet e pagesave dhe politika monetare.

Top Channel