Messi, baba për herë të dytë

11/09/2015 00:00

Leo Messi është bërë për herë të dytë baba. Gjatë kësaj të premteje, e fejuara e yllit argjentinas të Barcelonës, Antonella Rocuzzo, ka sjellë në jetë të voglin e dytë të lojtarit më të mirë në botë, Mateo, dhe këtë e ka bërë përmes një operacioni cezarian.

Njoftimi në fakt nuk ka ardhur as nga bashkëshortja e Messit dhe as nga ky vetë. Ka qenë pikërisht vëllai i madh i Mateos, i cili e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter, Matias Messi.

Argjentinas, 4 herë fitues i “Topit të Artë”, ka anashkaluar stërvitjen e së premtes për të asistuar në krah të bashkëshortes gjatë lindjes së fëmijës së dytë. Por, prania e tij kundër Atletico Madridit nuk është aspak në dyshim.

Top Channel