Bullock fotografohet me të dashurin e ri

11/09/2015 00:00

I dashuri i Sandra Bullock është një ish i dhënë pas drogës, i cili është përballur me policinë në të shkuarën, raporton “Daily Mail Online”.

Aktorja 51-vjeçare, mendohet të ketë nisur marrëdhënien e saj me Bryan Randall 49-vjeç, një fotograf dhe model, rreth 5-muaj më parë dhe thuhet se çifti është shumë i afërt me njëri-tjetrin dhe së fundmi është parë në shoqërinë e Jennifer Aniston dhe bashkëshortit të saj.

Ai është parë t’i bashkohet Bullock teksa merr djalin e saj 5-vjeçar nga shkolla. Ata buzëqeshin dhe përqafohen me njëri-tjetrin. Çifti përflitet se është takuar për herë të parë në ditëlindjen e djalit të aktores, ku Bryan shërbente si fotograf.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel