Aksioni i Vetëvendosjes, qeveria: Veprime skandaloze

11/09/2015 19:30

Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si “veprime skandaloze” ato që kanë bërë aktivistët e Vetëvendosjes të premten në Prishtinë, të cilët shfrynë gomat e veturave zyrtare.

Zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi tha se veprimet e aktivistëve të Vetëvendosjes shkaktuan dëme të konsiderueshme tek automjetet zyrtare dhe objektet e qeverisë, si dhe krijuan skena të pahijshme dhe shqetësim tek qytetarët.

Abrashi ka kërkuar nga subjektet politike që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pasi me veprimet e tyre po dëmtojnë procesin e fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Top Channel