Plutoni, një mister edhe më i madh për shkencëtarët

11/09/2015 00:00

Pamjet e reja më të afërta me planetin “xhuxh” Plutonin kanë “tronditur” shkencëtarët për shkak të shumëllojshmërisë së karakteristikave sipërfaqësore të zbuluara. Plutoni duket si objekti qiellor me më shumë surpriza nga sa mendohej prej tyre.

“Plutoni na ka shfaqur një diversitet formash tokësore dhe një kompleksitet procesesh, që rivalizon gjithçka kemi parë deri më sot në sistemin diellor”, tha analisti Alan Stern, i Institutit “Southëest Research” në Boulder të Colorados, përmes njoftimit zyrtar të NASA-s që pretendonte gjithashtu se shkencëtarët kishin mbetur pa fjalë nga pamjet e reja të para.

“Nëse një arsit do të kishte pikturuar Plutonin përpara se të kalonte ‘fotografuesi’ ynë andej, me siguri do ta kisha quajtur atë si piktorin më të famshëm, por ky në fakt është realiteti atje”, shtoi Stern.

Sipërfaqja është një “përzierje e ngatërruar” tokash. Rajone me kratere të shumta ndodhen pranë fushave të zbutura, duke i dhënë gjeologëve të planeteve një mister të thellë për të zgjidhur. Numri i kratereve në sipërfaqen e Tokës tregon moshën e saj.

Shkencëtarët kishin pritur që Plutoni të kishte kratere të shumtë në mbarë sipërfaqen e saj, sepse askush nuk e di ende sesi një planet kaq i vogël të mund të prodhojë mjaftueshëm nxehtësi sa të shkrijë sipërfaqen e saj, të shuajë këto kratere dhe të prodhojë fusha të gjera të dukura si tepër të reja.

FOTO GALERI
1/2
Foto nga Plutoni

Top Channel