Obama: Përfshirja e Rusisë në Siri, tregues i shqetësimit të Assadit

11/09/2015 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka reaguar këtë të premte në lidhje me përshkallëzimin e përfshirjes ushtarake të Rusisë në Siri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideron këtë lëvizje si një tregues të qartë se Presidenti sirian, Bashar al-Assad, është i shqetësuar dhe po u kërkon këshilltarëve rusë ndihmë.

Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të përballen edhe me Rusinë, përfshirja ushtarake e së cilës mund të parandalojë një zgjidhje politike, që kërkon me aq shumë ngulm nga Uashingtoni për t’i dhënë fund regjimit të Assadit.

Shtetet e Bashkuara do t’i thonë Rusisë se mbështetja e tyre ndaj Assadit është thjesht një “përpjekje e dështuar”, tha Obama në një takim të mbajtur me anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan, në ditën e përkujtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Top Channel