Konsullja e Francës iu shiste varka emigrantëve në Bodrum

12/09/2015 05:55

Franca ka pezulluar konsullen e nderit në Bodrum të Turqisë, pasi një televizion francez raportoi se ajo iu shiste varka emigrantëve nga dyqani që ajo e kishte në pronësi.

Pamjet e televizorit “France 2”, që janë regjistruar në fshehtësi, tregojnë Francoise Olcay duke iu shitur varka dhe pajisje të tjera njerëzve që donin të shkonin në ishujt grekë.

Olcay e pranoi se kishte shitur, duke deklaruar se nëse ajo nuk do ta bënte këtë gjë, ata do t’i blinin pajisjet diku tjetër. Gjithashtu, ajo ka thënë se edhe autoritetet lokale turke janë të përfshira në biznese të njëjta.

Gazetari i “France 2” kishte kohë që po investigonte se ku i marrin emigrantët varkat në Bodrum, derisa zbuloi se i blinin në një dyqan të madh, në hyrje të të cilit valëvitej flamuri francez dhe ku në një tabelë shkruhej “Konsullata e nderit e Francës”.

Top Channel