Ngatërrojnë të dyshuarin, policia e Nju Jorkut arreston tenistin James Blake

12/09/2015 08:40

Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video ku një polic arreston tenistin e njohur James Blake, pasi e ngatërron me një të dyshuar. Blake ishte duke shkuar në US Open kur u ndalua në trotuar.

Oficeri që e ndaloi është identifikuar si James Frascatore, i cili ka një histori të njohur të sjelljes jo të mirë me civilët. Shefi i policisë së Nju Jorkut, William Bratton deklaroi se Blake dukej si një nga “binjakët” e dyshuar që kërkohen në këtë shtet, por më pas i kërkoi falje.

Blake ka rrëfyer se oficerët përdorën fjalë të pahjishme ndaj tij në momentin kur e shtrinë në trotuar. Frascatore, i cili është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështje, ka marrë katër ankesa civile në të shkuarën, përfshi edhe përdorimin e forcës, sipas radios së Nju Jorkut.

Top Channel