Pse nuk buzëqesh Serena Williams

12/09/2015 09:00

Ylli i tenisit, Serena Williams i ka dhënë një përgjigje të ndershme një gazetari, kur u pyet pse nuk buzëqesh në konferencën e shtypit, pas fitores ndaj motrës së saj Venus, në US Open.

“Ju fituat një ndeshje. Normalisht buzëqeshni kur fitoni. Kur vini në konferencë, buzëqeshni. Çfarë ndodhi sot? Mos është ndoshta ngaqë mundët motrën tuaj, apo po mendoni se çdo të bëni më pas? Çfarë ka ndodhur?”, e pyet gazetari numrin një të tenisit.

“Të jem e ndershme me ju, nuk dëshiroja të isha këtu. Tani dua të jem në shtratin tim dhe të zgjohem herët për stërvitje. Nuk dua t’i përgjigjem asnjë pyetjeje, dhe ju më bëni të gjithë të njëjtën pyetje”, është përgjigjur Serena duke shtuar “Të jemi të ndershëm”.

Top Channel