Trump: Më duhen 18 muaj të largoj çdo emigrant të paligjshëm nga SHBA

12/09/2015 11:50

18 muaj deri në 2 vjet më duhen për të larguar nga Shtetet e Bashkuara çdo emigrant të paligjshëm nga 11 milionë që është numri total i tyre. Por nuk do ndalem me kaq, por do të ndërtoj edhe një mur të madh në kufi me Meksikën për mos të lejuar askënd të depertojë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Këto ishin fjalët e kandidatit për president të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump gjatë një konference me republikanët e Alabamës, të cilët e zhvilluan në sajë të tjera takimeve me kandidatët mbi paqartësitë që lindin në lidhje me planet e gjithësecilit prej tyre.

“Duhet t’i përzëmë të gjithë nga vendi. Ata mund të kthehen sërish nëse duan por gjithmonë në mënyrë të ligjshme. Kjo është ajo çka zotohem të bëj personalisht sapo të shpallem President. Dhe do e bëj këtë aq shpejt sa nuk jua merr mendja.”, ka thënë Trump.

Plani i manjatit amerikan për largimin e emigrantëve është denoncuar nga pala demokrate dhe shumë rivalë të tjerë republikanë, të cilët e kanë konsideruar ndër të tjera si jo praktik dhe të pamoralshëm. Pjesë e tij është edhe ndërtimi i murit prej 1900 miljesh në kufi me Meksikën.

Të tilla qëndrime kanë sjellë edhe lëvizjet e emrave të njohur kundër tij nëpërmjet spoteve të shpërndarë online dhe madje edhe divorcin me rrjetin televiziv amerikan NBC për konkurset e bukurisë Miss USA dhe Miss Universe.

Por pavarësisht këtyre në sondazhet e kryera në vend Trump vazhdon të mbetet me i preferuari ndër kandidatet e tjerë si Marco Rubio, Jeb Bush, Lindsey Graham, Chris Christie, Scott Walker dhe Ted Cruz.

Top Channel