Totozani në Rrëshen, angazhimi për zgjidhje të problemeve të banorëve

12/09/2015 11:55

Pas bashkisë së Pukës, Avokati i Popullit Igli Totozani ka vizituar bashkinë e Rrëshenit, ku dhe është njohur me problematikat e kësaj zone. Kushtet e vështira të jetesës, mungesa e infrastrukturës së posaçme për personat me aftësi të kufizuar, përjashtimi i PAK nga subvencioni i energjisë, etj., kanë qënë disa nga problemet e banorëve të Rrëshenit.

Më pas Totozani është takuar me kreun e bashkisë së Rrëshenit, ku kërkoi edhe zgjidhjen më të shpejtë të këtyre problemeve.

“Shqetësimet, problematikat dhe ankesat e shumta të regjistruara vetëm në një ditë nga Avokati i Popullit, duhet të gjejnë zgjidhje sa më të shpejta dhe pushteti vendor, strukturat e të cilit nuk duhet të krijojnë distanca me qytetarët, por të jenë një aleat i ngushtë i tyre në mbështëtje të halleve që kanë”, është shprehur Avokati i Popullit.

Top Channel