Lewis Hamilton, jo vetëm pilot i F1

12/09/2015 00:00

Lewis Hamilton nuk shkëlqen vetëm në Botërorin e Formula 1. Piloti i Mercedes duket se ka talent edhe në fushën e muzikës dhe këtë ai e tregoi në një klub nate në SHBA, ku po mbahet java e modës në Nju Jork.

Kampioni i botës në fuqi, në një moment të caktuar gjatë festës njujorkeze u ngjit në skenën e klubit prestigjoz ‘One Oak’, ku interpretoi një këngë të rrymës ‘R&B’.

Edhe pse disi nën efektin e alkoolit, Hamilton arriti të argëtojë të gjithë të pranishmit në këtë klub me shfaqjen e dhënë prej tij dhe këtë e tregon edhe një prej të pranishmëvve në këtë festë.
“Hamilton po interpretonte këngën ‘Look it at you, Look it at me’, që nuk është aspak e njohur. Mund të them se ai këndonte mjaft mirë. Të gjithë u argëtuan”, tregon ai.

Në fund të fundit, britaniku është i lirë të festojë deri në momentin që do të kthehet sërish në pistë në garën e radhës që do të zhvillohet në Singapor.

Top Channel