Ekstradohet drejt Romës italiani i kapur me kanabis

12/09/2015 16:50

Është ekstraduar këtë të shtunë nga Tirana në drejtim të Romës një shtetas italian, i akuzuar për trafik droge.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Vincenzo Elefante, 50 vjeç.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu në automjetin e tij në vitin 2013 kishin gjetur 36 pako me lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi shtetasin italian me 6 vjet e 8 muaj burg, por pas kryerjes së 2 viteve ai është dërguar për të vazhduar dënimin në vendin e tij.

Top Channel