Cristiano Ronaldo shndërrohet në aktor

12/09/2015 00:00

Cristiano Ronaldo duket se shumë shpejt do të hyjë në botën e kinematografisë. Mësohet se pritet të fillojnë xhirimet e filmit me titullin ‘Manipulatori’, ku do të shfaqet edhe ylli i Reali i Madridit.

Filmi, regjisori i të cilit është Martin Scorsese, pasqyron jetën e biznesmenit italian Alesandro Proto, mbi të cilin u krijua edhe personazhi i famshëm Christian Grey në trilogjinë ’50 shades of Grey’.

Ata që do të luajnë në rolet kryesore të tij janë modelja braziliane Alesandra Ambrosio dhe aktori Channing Tatum.

Filmi do të realizohet nga kompania “20th Century Fox” dhe një pjesë e xhirimeve do të bëhen pikërisht në apartamentin që Ronaldo bleu përpara disa javësh në “Trump Toëer” për 16 milionë Euro.

Mendohet se ‘Manipulatori’ do të shfaqet në ekranet e kinemasë në vitin 2016.

Top Channel