Muller i jep 3 pikët Bajernit, Darmstadi trondit Leverkusenin

12/09/2015 00:00

Një penallti e shndërruar në gol nga Thomas Muller në minutën e fundit të takimit, i dha 3 pikët skuadrës së Bajernit të Mynihut përballë Augsburgut.

Kjo ndeshje shihej si një sfidë e lehtë në letër për bavarezët e drejtuar nga Pep Guardiola, por nuk rezultoi kështu në fushë.

Miqtë modestë jo vetëm që u bënë ballë sulmeve të Bajernit, por gjetën edhe rrugën e rrjetës në minutën e 43-të të takimit.

Avantazhi i tyre zgjati deri në minutën e 77, kur Robert Leëandoëski barazon gjithçka. Sigurisht, barazimi nuk ishte objektivi i Bajernit në këtë takim, ndaj presioni për të gjetur golin e dytë u rrit akoma edhe më shumë në minutat e fundit, deri në marrjen e 11-metërshit që u shndërrua në gol nga Muller.

Në ndeshjet e tjera, Darmstadi tronditi Leverkusenin duke i marrë tri pikë në fushën e vet, pas rezultati 0-1, ndërsa Dortmundi fitoi 4-2 në transfertën e Hanoverit. Nënkampionët e Volfsburg nuk shkuan përtej një barazimi pa gola me Ingolstadin, skuadër e ngjitur këtë sezon në Bundesligë.

Top Channel