E frikshme, dy Pitbullë sulmojnë papritur një person (KUJDES! PAMJE TË RËNDA!)

12/09/2015 00:00

Pamjet e frikshme të dy Pitbullëve që sulmojnë një person në një rrugë të Bronksit në Nju Jork, po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një sulm të ndodhur në një rrugë të populluar, ku dy qentë me ngjyrë të bardhë i vërsulen një personi duke lënë pas një pellg me gjak.

Është dashur ndërhyrja e disa personave për të vënë nën kontroll dy qentë Pitbull, të cilët shquhen për sulme të befasishme ndaj njerëzve.

Sulmi është filmuar nga një banor i zonës. Viktima ka marrë plagë të rënda në këmbë, shpatull dhe krahë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të largohet me këmbët e tij nga vendi i ngjarjes.

Top Channel