Frikë nga përgjimet, Obama ndërron hotel

12/09/2015 22:20

Presidenti Barack Obama dhe delegacioni amerikan që do të marrë pjesë në sesionin e përvitshëm plenar të Kombeve të Bashkuara në fund të muajit kanë vendosur të ndërrojnë hotel.

Kështu, nuk do të jetë tradicionali “Waldorf Astoria” në Manhatan, ku stafi i Departamentit të Shtetit zë një kat të gjithin pikërisht për praninë e tij në Pallatin e Qelqtë.

Presidenti ka zgjedhur “Palace Hotel” në afërsi të Nju Jorkut. Por përse kjo zhvendosje?

Sepse “Waldorf Astoria” është blerë nga një grup kinez sigurimesh “Angbang”, për 1.95 miliard dollarë, firma për të cilin u hodh të enjten e kaluar.

Zërat për këtë lëvizje kanë qarkulluar prej muajsh, por vetëm tani ka ardhur vendimi zyrtar.

Departamenti i Shtetit deklaron se, “këmbimi i rezidencës është bërë për shkak të rrethanave që kanë ndryshuar e që përfshijnë shqetësime të mundshme për sigurinë, por edhe vendet e lira në hotel apo çmimet”.

Por duke qenë se “Waldorf” ka 1.400 dhoma dhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk bën lojra kur bëhet fjalë për çmimin, fjalët e zëdhënësit të DASH lënë të kuptohet se shërbimet sekrete kanë vlerësuar rrezikun e spiunazhit nga ana e pronarëve të rinj të pallatit historik të Manhatanit.

Hipoteza e një “çimke” në dhomën e presidentit mesa duket është pjesë e “rrethanave të ndryshuara”.

Top Channel