Elbasan, Haxhinasto e Xhika inspektojnë punimet e rrugës drejt Gostimës

13/09/2015 00:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Cërrik-Gostimë.

Ministri Haxhinasto është ndalur fillimisht në punimet e lotit numër dy të kësaj rruge, nga ku u shpreh se standardet e rrugës do të jenë bashkëkohore, duke përmbushur të gjitha parametrat që kërkon një aks që kalon pranë qendrave të banuara.

Ndërsa Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika tha se në këtë rrugë, për herë të parë në Shqipëri do të përdoret një lloj i veçantë asfalti.

Ndërtimi i kësaj rruge do t’u vijë në ndihmë komunitetit dhe sidomos zonave rurale, të cilat do të lidhen më shpejt me qytetin. Afati i zgjatjes së punimeve për këtë segment rrugor është 18 muaj, ndërsa kostoja totale e të gjithë projektit është 35 milionë euro.

Gjatësia totale e rrugës që i është nënshtruar rikonstruksionit është 36 km.

Top Channel