Lionel Messit i mjaftuan 30 minuta lojë për të vendosur fatin e transfertës së vështirë që Barcelona e tij pati javën e tretë të “La Ligas” me Atletikon e Madridit.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola. Vendasit gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 51-të me anë të Torres, që çon në rrjetë një top të marrë nga Tiago.
Avantazhi i djemve të Simeones nuk zgjat më shumë se 4 minuta, kur Nejmar barazon gjithçka.
Në minutën e 60-të, Luis Enrique vendos të hedhë në fushë Messin, i cili e nisi takimi në stol për shkak se nuk ishte stërvitur me ekipin për tre ditët e fundit, arsyeja: u bë baba për herë të dytë.
Asit argjentinas iu desh pak më shumë se çerek ore lojë për të gjetur rrugën e rrjetës. Ai shfrytëzoi një top të nxjerrë nga Luis Suarez brenda zonës dhe paqartësinë e mbrojtësve të Atletikos për të dërguar topin pas krahëve të portierit vendas me të jashtmen e së majtës.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona ndodhet në krye me pikë të plotë në 3 javë, dy më shumë se Reali i Madridit.
Top Channel