Kumanovë, 40 të rinj maqedonas sulmojnë shqiptarët

13/09/2015 00:00

Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se një grup të rinjsh maqedonas kohëve të fundit kanë sulmuar qytetarët shqiptarë nga Kumanova, kryesisht të rinjtë.

Sipas mediave, bëhet fjalë për rreth 40 të rinj maqedonas, të cilët qëndrojnë në rrugën “Bajram Shabani” dhe në afërsi të lagjes “Serava”, e cila njihet si vijë ndarëse mes lagjeve të banuara me shqiptarë dhe atyre me maqedonas.

Policia në Kumanovë ka pohuar se pjesëtarë të saj janë vënë në kërkim të këtij grupi dhe se njësitet civile po lëvizin në këtë zonë. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion për kapjen e këtyre personave.

Në Maqedoni ekzistojnë zëra se ky grup huliganësh po përdoret nga dikush tjetër për të larguar vëmendjen nga problemet aktuale në këtë vend.

Top Channel