Shpërthimi në Indi, policia vihet pas zotëruesit të eksplozivëve

13/09/2015 13:55

Forcat indiane të Sigurisë janë vënë në gjurmët e zotëruesit të eksplozivëve të paligjshëm që shpërthyen aksidentalisht në qendrën e qytetit të Petlauadit, duke vrarë gati 90 persona.

Rajendra Kaswa akuzohet se mbante pa leje materiale shpërthyese dhe kimikate në një depo pranë restorantit të goditur nga shpërthimi. Ndërtesa, ashtu si dhe godinat përreth, pësoi dëme të mëdha.

Kaswa kishte licencë për përdorim eksplozivësh, por jo për t`i ruajtur aq pranë një restoranti, aq më tepër në pjesën më të populluar të qytetit.

Mediat lokale thonë se banorët ishin ankuar me kohë nga prania e lëndëve plasëse, megjithatë autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë.

Top Channel