Të burgosurit rrahin paq të akuzuarin për terrorizëm

13/09/2015 00:00

Një i dënuar për terrorizëm në Kanada, mori guximin për të kërcënuar shokun e qelisë me vdekje nëse nuk do t’i bashkohej islamit.

Kaq ka mjaftuar që ky i fundit dhe miqtë e tij të reagonin në mënyrën më të dhunshme në momentin e parë që do t’u jepej mundësia.

Dhe mundësia e parë ishte në banjot e institucionit, ku dy  të burgosur godasin pa mëshirë të dënuarin Carlos Larmond.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut. Pas disa momenteve dhune, të burgosurit janë ndarë, ndërkohë që i dëmtuari merret përsipër nga gardianët.

Njëri prej agresorëve është identifikuar si 24-vjeçari Terrence Ëilson. Ai thotë se është kërcënuar ai dhe të afërmit e tij jashtë burgut nga ana e Larmond.

Top Channel