Seria A, katër ndeshje mbyllen në barazim 2-2

13/09/2015 17:30

E çuditshme, por e vërtetë, katër takimet e zhvilluara ditën e diel në Serinë A kanë përfunduar në barazim 2-2.

Në 12:30 u luajt ndeshja Verona-Torino, ku pjesa e parë e së cilës përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa 45 minutat e dyta ishin “të çmendura”, me një lojë me ritëm të lartë e raste të shumta për shënim. Për pasojë u realizuan 4 gola, por nuk pati fitues pasi rezultatin përfundimtar ishte 2-2.

Në orën 15:00 u zhvilluan edhe 3 ndeshje të tjera të vlefshme për javën e tretë të kësaj lige. Por edhe në këto takimi sërish nuk pati fitues, madje edhe rezultati ishte i njëjtë me ndeshjen e luajtur në mesditë.

Napoli luajti në tranfertë ndaj Empolit, ku trajneri Sarri dhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj u ndeshën për herë të parë ndaj ish-skuadrës së tyre. Vendasit e Empolit kaluan dy herë në avantazh në pjesën e parë, por Napoli arriti të barazoi shifrat në 2-2. Hysaj, edhe pse u largua i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren, u aktivizua gjatë gjithë takimit, duke zhvilluar një ndeshje të kënaqshme.

Një tjetër ndeshje ishte Palemro-Capri, ku vendasit edhe pse luajtën në fushën e tyre ndaj një kundërshtari të sapo ngjitur në elitën e futbollit italian, morën vetëm një barazim 2-2. Edhe takimi tjetër mes Sassuolo-s dhe Atalanta-s u mbyll 2-2, rezultat i vendosur që në 45 minutat e parë.

Në mbrëmje në 20:45 do të zhvillohet derbi mes Interit dhe Milanit.

Top Channel