Moldavi, protesta masive kundër qeverisë

13/09/2015 20:00

Mijëra persona po marrin pjesë në protestat madhështore që janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau, kundër korrupsionit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata kanë shprehur zemërimin e tyre për një mashtrim bankar, prej 1 miliard dollarësh, që ka ulur standardet e jetesës.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe të dielën e kaluar, të cilat kaluan pa incidente, ndërsa këtë të diel ka pasur raportime për përplasje mes protestuesve dhe grupeve që kanë dalë në mbështetje të qeverisë.

Një miliard dollarë janë zhdukur nga tri banka pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Mashtrimi bankar ka shkaktuar zhvlerësim të shpejtë të monedhës kombëtare, duke nxitur inflacion dhe ulje të standardeve të jetesës.

Top Channel