Zjarri “pushton” Kaliforninë, mijëra braktisin shtëpitë

13/09/2015 21:50

Me mijëra banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Kalifornisë pasi sipërfaqe të mëdha toke janë përfshirë me shpejtësi nga zjarri.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se rreth 5 zjarrfikës janë në terren për të vënën në kontroll flakët, ndërsa 4 prej tyre kanë pësuar djegie.

Zjarri, i cili nisi të shtunën në Lake County, në veri të San Franciskos, është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe prej mbi 16 mijë ha, duke shkatërruar totalisht edhe 275 ndërsa.

Për t’i ardhur në ndihmë banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre, Kryqi i Kuq ka ngritur kampe emergjente.

Temperaturat e larta dhe thatësira e madhe shihen si shkaku kryesor i zjarreve që kanë rënë kohët e fundit në Kaliforni. Vetëm në muajin korrik, zjarri i ka kushtuar shtetit rreth 212 milionë dollarë.

Top Channel