Votojnë banorët e Medvegjës

14/09/2015 08:10

Shqiptarët e Medvegjës kanë votuar edhe përkundër ndalesave në kufi. Në këtë vend që dikur jetonin shumë shqiptarë, tani jetojnë vetëm rreth një mijë. Shumica prej tyre jetojnë në Kosovë, por kthehen për të votuar.

Policia serbe për orë të tëra nuk i la shqiptarët të futeshin në kufi dhe kjo zvogëlon mundësinë e përfaqësimit të tyre.

Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, ka arritur vetë në Medvegjë për të ndërhyrë dhe për të protestuar për këtë gjë. Ai thotë se nuk e kupton se çfarë i duhet Serbisë kjo gjendje me njësi speciale nëpër rrugë e sidomos në momentet kur ajo është kandidate për integrim në BE.

Është folur që të zgjatet procesi i votimit, por përkundër kësaj, vendvotimet janë mbyllur dhe gjysma e shqiptarëve janë kthyer në Kosovë pa votuar.

Shqiptarët në këtë qytet në jug të Serbisë kanë qenë gjithnjë në koalicion me lëvizjet qytetare serbe.

Top Channel