US Open, Djokovic triumfon në finalen ndaj Federerit

14/09/2015 08:30

Novak Djokovic fitoi turneun e dhjetë Grand Slam në karrierë, pasi mundi në finalen e US Open zviceranin Roger Federer me rezultatin 3-1 (6-4, 5-7, 6-4 dhe 6-4).

Ndeshja që u shty për rreth 3 orë për shkak të shiut, zgjati 3 orë e 23 minuta.

Tashmë, tenisti serb, i cili është numri 1 i renditjes botërore, e sheh veten vetëm 4 Grand Slam-e larg spanjollit Rafael Nadal, ndërsa Federer ka fituar 18 gjithsej.

Top Channel