Gjysmë milioni nxënës nisin sot vitin e ri shkollor, nga këta janë 30 mijë që ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

Ministrja Lindita Nikolla, pasi uroi të gjithë nxënësit për këtë vit të ri shkollor, bëri edhe disa komente në lidhje me programet mësimore, kureikulat, reforma në arsim, trajnimi i mësuesve si dhe premtoi se nuk do të ketë më emërime politike në arsim, ndërsa u shpreh se do të zbatohen reforma jo vetëm në kurrikul, por edhe në trajnimin e mësuesve.

Ministria e Arsimit bën të ditur se janë rikonstruktuar 44 shkolla dhe ka përfunduar ndërtimi i 18 të tjera. Megjithatë, Tirana edhe këtë vit do të përballet me shkolla me dy turne, jo vetëm të mesme, por edhe 9-vjeçare, si pasojë ngarkesës dhe vonesës në rikonstruksione.

Top Channel