Fillon shkolla në Elbasan, Sejdini premton rikonstruksion të ndërtesave

14/09/2015 09:30

Më shumë se 30 500 nxënës i janë drejtuar bangave të shkollës në rrethin e Elbasanit, 2200 për herë të parë. Ky vit shkollor ka nisur me problematikat e vërejtura vit pas viti.

Edhe pse me një mesatare prej 20 nxënësish në klasë, as këtë vit nuk mungon mbipopullimi në shkollat e cilësuara si më të mirat. Në këto shkolla numri i nxënësve në një klasë arrin deri në 39.

Mësimi me turne vijon sërish për 78 klasa. Nga shkolla “Luigj Gurakuqi”, kryetari i Bashkisë së Elbasanit uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke premtuar transport falas për nxënësit dhe brenda dy viteve përfundimin e rikonstruksionit total dhe ngrohjes së shkollave.

Drejtoria e Higjienës ka kontrolluar të gjithë shkollat dhe në Librazhd janë evidentuar dy prej tyre të papërshtatshme për mësim.

Top Channel