Meta në Tbilisi: Kuvendi, i përkushtuar ndaj transparencës përmes një plan veprimi konkret

14/09/2015 10:20

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet pë rnjë vizitë në Gjeorgji, i ftuar nga Parlamenti. Ai merr pjesë në Tbilisi në konferencën ndërkombëtare mbi transparencën parlamentare.

“Nuk ka demokraci pa transparencë dhe pa pjesëmarrjen e publikut. Kuvendi është i përkushtuar ndaj transparencës përmes një plan veprimi konkret. Shoqëria civile është pjesë aktive në hartimin e ligjeve në Parlament”, është shprehur kreu i Kuvendit, Meta.

Ai tha se është i fokusuar në rritjene rolit mbikqyrës të Kuvendit në interes të reformave.

Top Channel