Dita e parë e shkollës, ministri Klosi në Shkodër

14/09/2015 11:10

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ishin në qytetin e Shkodrës në ditën e hapjes së vitit të ri shkollor.

Në këtë qytet, falë një nisme të dy ministrive, fëmijët që kishin braktisur shkollën, kryesisht të komunitetit rom, janë rikthyer në mësim.

“Futen plot 200 fëmijë që i largohen rrugës dhe futen në sistemin e tyre arsimor. Mendoj që i dhamë një kujtim të bukur. Po sot, ne lançojmë në Shkodër projektin tonë të shansit të dytë. Bëhet fjalë për fëmijët të cilët deri në moshën 9 vjeç nuk kanë bërë asnjë orë mësimi dhe ne u japim mundësinë të nisin shkollën”, deklaroi Klosi.

“Kjo kategori e fëmijëve do të marrin tekste falas dhe do të kenë mësues që do i ndihmojnë me të gjitha problematikat që ata përballen”, tha Malaj.

Më pas, është inauguruar edhe ndërtesa e re e shkollës profesionale Arben Broci.

Top Channel