Australi, kryeministri Abbott rrëzohet nga rivali i tij

14/09/2015 11:20

Kryeministri australian Tony Abbott ka humbur sfidë të hapur ndaj lidershipit të tij nga anëtari i vjetër i kabinetit të tij, Malcolm Turnbull, i cili ka arritur ta rrëzojë nga posti.

Turnbull, i konsideruar prej kohësh një sfidant i fortë i Abbott dhe ministres së Jashtme Julie Bishop i kishte kërkuar më herët atij që të lejonte mbajtjen e një gare për lidership brenda partisë.

Vetëm 7 muaj më parë Abbott i mbijetoi një përballjeje të ngjashme dhe që prej atëherë është përballur me rënie të preferencave në sondazhe dhe armiqësi nga radhët e qarqeve të larta të partisë.

Në një konferencë shtypi të mbajtur më herët gjatë ditës në Kanberra, Turnbull tha se, nëse Abbott do të mbetej lider i partisë, “atëherë koalicioni qeverisës do të humbasë zgjedhjet e ardhshme”.

Ai tha se nuk kishte qenë e lehtë për të të merrte një vendim të tillë, për të sfiduar shefin e qeverisë.

“Por është e qartë se qeveria nuk po arrin sukses në menaxhimin e ekonomisë dhe vendit i duhet një stil i ri lidershipi”, deklaroi Turnbull.

Top Channel