Masat e policisë, trafik i normalizuar në kryeqytet

14/09/2015 11:20

Ndryshe nga vitet e kaluara kur fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohej me situata kaotike, sa i përket qarkullimit të mjeteve në kryeqytet, këtë të hënë kishim një panoramë tjetër.

Nga një vëzhgim i “Top Media” në rrugët kryesore të Tiranës dhe ato pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kishte një prezencë të shtuar policore duke evituar trafikun e rënduar që shpesh herë jemi mësuar të shohim në orët e para të mëngjesit.

Krahas forcave të policisë rrugore një prezencë të shtuar kanë patur edhe forcat e policisë së rendit të cilët kanë siguruar mbarëvajtjen e nisjes së vitit të ri shkollor. Pranë institucioneve arsimore këtë vit janë vendosur edhe sinjalistikat e nevojshme falë edhe bashkëpunimit më bashkinë e Tiranës.

Për mbarvajtjen e vitit të ri shkollor policia e kryeqytetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, ndërsa një lehtësi tjetër që pritet t’i jepet trafikut do të jetë mos lejimi i furgonave të furnizimit me mall brenda vijës së verdhë, nga ora 8 e mëngjesit deri ne 8 të mbrëmjes.

Top Channel