“Sudeutsche Zeitung” për Ramën, një kryeministër artist apo e kundërta

14/09/2015 12:50

Një kryeministër me profesion artist ose një artist si kryeministër nuk shter vëmendjen e shtypit ndërkombëtar, duke dëshmuar të pazakontën në lidhjen mes të dyjave. Ekspozita e shefit të qeverisë shqiptare në Munih është shoqëruar me shkrime jo thjesht dhe vetëm si ngjarje kulturore.

“Sudeutsche Zeitung”, gazeta gjermane përpiqet të mbërrijë në interpretimin e autorit kryeministër, duke vënë si parantezë se nëse i besohet forumeve psikologjike mbi interpretimin e skicimeve, Edi Rama thotë kjo e përditshme duhet të jetë me humor dhe serioz, emocional dhe racional, agresiv dhe i sigurtë, por edhe me ankth i turpshëm dhe i përmbajtur. Ajo që thekson gazeta gjermane me tonet e një kurioziteti, është skicimi i Edi Rames edhe në shkresa zyrtare, fleta kalendari, fakse e emaile të printuara duke i kthyer ato në bartëse imazhi:
 
“Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë. Ndonjëherë mund të jenë disa fletë, herë tjetër vetëm një. Sa fletë mund të kem skicuar në këtë mënyrë? “Ndoshta mijëra” – ka shuar kryeministri shqiptar interesimin e gazetës gjermane mbi këtë pasion që e shoqëron atë çdo dite të punës si kryeministër.

“Skimicet – citohet Rama – janë të mira kundra stresit”. Mbi këtë pohim të shefit të qeverisë shqiptare, gazeta gjen mundësinë të kujtojë se është kryeministri i një vendi që po përballet me një eksod të të rinjve drejt Perëndimit.

Pyetur nga gazeta gjermane mbi këtë, Edi Rama citohet se beson se nuk mund t’i ndalë ata. Por ajo shton se ai, dëshiron t’i ofrojë atyre mundësinë për t’u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore. Dhe më pas, ai shpreson, se një ditë ata do të kthehen pas – ashtu si vetë Edi Rama.

Top Channel