Shkodër, aksident i rëndë rrugor, vdes kalimtari

14/09/2015 16:50

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në aksin që lidh qytetin e Shkodrës me Hanin e Hotit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së të martës.

Paraprakisht raportohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka përplasur viktimën, që ishte kalimtar e që mund t’i ketë dalë në rrugë papritur mjetit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Për momentin identiteti i personit që ka mbetur i vdekur nuk bëhet me dije.

Top Channel