Nina Agdal, e gjitha në të kuqe

14/09/2015 00:00

Nina Agdal shfaqet gjithnjë elegante dhe e bukur, por kishim kohë pa e parë në të kuqe. Modelja 23-vjeçare është shfaqur e jashtëzakonshme në eventin për “Koleksionin e Artë të Michael Kors”.

Ajo ishte veshur e gjitha në të kuqe, ndërsa ishte e shoqëruar edhe nga modelet e tjera si Kate Upton, Alessandra Ambrosio, Naomi Campbell dhe figura të tjera të njohura të pasarelave të modës.

Ndërkohë, gjatë së dielës ajo ishte duke bërë punën e saj, për të prezantuar koleksionin e ri të vjeshtës së Diane Von Furstenberg, por kjo nuk e ka penguar që të shkëlqejë vetëm disa orë më vonë në një tjetër event.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel