Marrëdhënia midis babait dhe djalit alpinist

14/09/2015 00:00

Pasioni i përbashkët ka bërë që marrëdhënia e tyre të merrte përmasa të tjera dhe të bëhej më e fortë. Mateo, në moshën 16-vjeçare ka ngjitur një prej majave më të vështira, atë të Kilimanxharos, për të pasuar në vitin 2012 me Everestin dhe Ebrusin në Kaukaz.

Megjithëse është një baba në të 50-at, Xhimi e trajton Mateon si shok, duke u këshilluar së bashku, meqenëse ky i fundit është djali i madh i familjes. Megjithëse preferon të hiqet si një baba autoritar, në shumicën e rasteve nuk ia del dot, pasi fjalën e fundit e ka gjithnjë Mateo.

Por, megjithëse kanë një marrëdhënie të sinqertë, duke i thënë thuajse gjithçka njëri-tjetrit, përsëri ka disa detaje, mesa duket nga jeta personale e djalit të tij, për të cilat Xhimi nuk flet kurrë me Mateon.

Tanimë, Mateo studion në një nga universitetet më të mira të Arkitekturës, në Zvicër, për inxhinieri ndërtimi dhe, megjithëse në distancë, ata vazhdojnë të jenë shokë nëpërmjet “Skype”-t.

Top Channel