Basha në PE: Mbështetje për dekriminalizimin

14/09/2015 00:00

Lulzim Basha ndodhet sërish në Bruksel, këtë herë me rastin e seancës dëgjimore të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 21 Qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se ka marrë mbështetjen e eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve europiane për dekriminalizimin.

“Në Bruksel në takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të institucioneve europiane me rastin e seancës dëgjimore në Parlamentin Europian për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe skandalet e qeverisë lidhur me krimin dhe korrupsionin. Zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme dhe inkriminimi i mëtejshëm i pushtetit ishin shqetësimet kryesore të ngritura në këtë seancë”, shkruan Basha.

Sipas kreut të opozitës, në seancë ka patur konsensus mes të majtëve dhe të djathtëve se detyra parësore e klasës politike shqiptare duhet të jetë dekriminalizimi.

Top Channel