Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, një i plagosur

14/09/2015 20:30

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e hënës në aksin Tiranë-Elbasan, saktësisht në afërsi të tunelit, ku janë përplasur dy automjete.

Për pasojë, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në këtë aksident është plagosur.

Në aksident janë përfshirë një makinë e tipit “Nisan” me targa AA 937 IS dhe një tjetër tip “Hondai” me targa AA 391 HG.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 391 HG u dërgua në spitalin e Elbasanit, dhe sipas raportimeve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel